Kush jemi ne?

Shkolla nëntëvjeçare "Shkolla e Kuqe" është një shkollë e sistemit nëntëvjeçar në Tiranë dhe një nga shkollat më të vjetra të Tiranës. Shkolla ndodhet në krah të rrugës "Qemal Stafa", në disa nga lagjet tradicionale të kryeqytetit shqiptar.Me vendim të Këshillit Bashkiak dhe komisionit Arsimor të qytetit të Tiranës u vendos më 13 shkurt 1928 ngritja e Shkollës me fondet e buxhetit të Ministrisë së Arsimit të kohës dhe kontributin e familjeve të lagjeve "Abdulla Bej" dhe "Sulejman Pasha". Kur Shkolla u hap, kishte 6 klasa fillore me 230 nxënës gjithsej. Nga mesi i viteve 30-të vetë banoret e zones e quanin shkolla "E Kuqe". Sipas traditës dhe dëshmive së bashkëkohësve emërtimi lidhet dhe mbeti i tillë thjesht nga përbërja litologjike e tokave përreth: dhera të kafta në të kuqe me përbërje argjilore. Pas viteve te luftes shkolla "E Kuqe" u rihap në Mars 1945 me një program 6-mujor që u konsiderua si viti shkollor 1944-1945. Gjatë viteve 1956-1958 shërben edhe si shkollë e mesme deri kur gjimnazistët kaluan në Shkollën "Cajupi".Gjatë 80 viteve shkollë kane dalë mëse 4500 nxënës nga dyert e kësaj shkolle. Mbi 70% e nxënësëve të Shkollës së Kuqe kanë vazhduar arsimin e mesëm të përgjithshem ose profesional. 30% e nxënësëve që kanë frekuentuar shkollën janë arsimuar në shkollat e larta brenda dhe jashtë vendit. Në këtë shkollë të mirënjohur në Tiranë kanë studiur shumë njerëz të njohur, si përshembull Elvana Gjata, e cila ka kënduar edhe himnin e shkollës.

Njoftime